Një peticion nga Koalicioni ShpresON #përShqipërinë
Për të nënshkruar kliko këtë LINK
Peticion shqip
i qytetarëve shqiptarë dhe qytetarë amerikano-shqiptarë të shqetësuar nga Axhenda Soros e Shpopullimit të Shqipërisë
“Një Thirrje për Ndihmën e Administratës Trump në Shpëtimin e Shqipërisë nga Axhenda Soros”
I nderuar President Trump, përfaqësues konservatorë të popullit amerikan dhe funksionarë të lartë të emëruar për postet e larta të drejtimit të shtetit,
Duke shprehur konsideratat tona më të larta dhe vlerësimin e pakufishëm
Për Ju, i nderuar Zoti President Donald J. Trump,
Me respektin më të thellë, ne, qytetarët shqiptarë dhe përfaqësues të një shoqërie që ndan vlerat e lirisë, demokracisë dhe respektit për të drejtat e individit, ju drejtohemi me këtë peticion për të ndarë shqetësimet tona dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj në mbrojtjen e interesave të kombit tonë, që përputhen me vizionin tuaj për një Amerikë të fortë dhe një botë më të drejtë.
Për Ju, i nderuar Senator/Kongresmen Republikan,
Ne ju drejtohemi si mbrojtës i vlerave themelore të lirisë dhe drejtësisë, për të ndarë shqetësimet tona mbi sfidat që përballet kombi ynë dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj për adresimin e këtyre çështjeve në përputhje me interesat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Për Ju, i nderuar anëtar i ekipit të Presidentit Trump,
Me respekt dhe besim në përkushtimin tuaj ndaj shërbimit publik, ne ju drejtohemi për të kërkuar vëmendjen tuaj ndaj situatave që prekin thellë mirëqenien dhe stabilitetin e kombit shqiptar, duke pasur parasysh rëndësinë e një partneriteti të fortë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ju lutemi pranoni Urimin e qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve shqiptaro-amerikanë, mbështetës të këtij Peticioni Qytetar, për fitoren Tuaj të jashtëzakonshme dhe shpresë plotë për popujt e botës të lodhur nga axhendat e shoqërisë së hapur, sidomos të popullit tonë në ditët e veta më të këqia të Historisë postkomuniste.
Ne, qytetarët e Shqipërisë dhe qytetarët amerikanë me origjinë shqiptare, ju drejtohemi me këtë peticion për të tërhequr vëmendjen Tuaj duke ngritur zërin tonë ndaj një situate alarmante që po shkatërron themelet e demokracisë dhe të ardhmes së popullit tonë. Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale të shkaktuar nga Axhenda Soros dhe mercenarët e këtij Fondacioni në Shqipëri, por e mbështetur dhe financuar drejtpërdrejtë, nga Ambasada Amerikane dhe politika amerikane në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar dhe lokal të Shoqërisë së Hapur.
Axhenda Soros ka prekur çdo fushë të jetës publike në Shqipëri, duke përfshirë:
-
Shpopullimin masiv dhe kërcënimin e kombit:
Axhenda Soros për Shpopullimin e Shqipërisë, nëpërmjet një pushteti kuisling të instaluar nëpërmjet një investimi 32 vjeçar (që në 1992 kur u ngrit fondacioni Soros në Tiranë në mauzoleun e diktatorit komunist) ka ideuar, krijuar dhe zbatuar politika që qëllimisht po përdorin çdo mjet për të detyruar shqiptarët të shpërngulen nga trojet e të parëve të tyre për ti zëvendësuar me emigrantë të huaj nga vendet e Azizë-Juglindore si dhe emigrantët e paligjshëm që nisen nga Afrika drejt Europës. Kjo axhendë është në kulmin e saj dhe pas dëbimit të 1 milionë shqiptarëve në 10 vitet e fundit po shkon drejt pakthyeshmërisë së tretjes përfundimtare të popullsisë së mbetur duke rrezikuar plotësisht stabilitetin social-ekonomik dhe gjeopolitik të vendit duke detyruar në mënyrë të pavullnetshme sa e sa të rinj shqiptarë të që rrezikojnë në rrugët e emigracionit të paligjshëm dhe madje edhe në botën e krimit në Europë.
-
Fshehjen dhe errësimin e realitetit tragjik dhe shkaqeve të krizës ekzistenciale të Shqipërisë e cila po tretet nga shpërngulja masive e qytetarëve shqiptarë prej vitit 2014 drejt emigracionit të paligjshëm dhe të ligjshëm në vendet e Europës dhe Amerikën Veriore.
Prej vitit 2013 ka një kontroll të plotë censurues mbi çdo raportim ndërkombëtar mbi realitetin e tmerrshëm të shpopullimit të Shqipërisë, kapjes totale të shtetit, shoqërisë civile dhe medias si nga institucionet publike dhe private amerikane, rrjetet civile dhe mediatike të shoqërisë së hapur të koordinuara nga Fondacionet Soros. Denoncimi nga individë, aktivistë, gazetarë dhe lëvizje qytetare i axhendës Soros të Shpopullimit (madje për 1 dekadë edhe vetë i procesit të shpopullimit) është shtypur dhe censuruar si një teori konspiracioni ndërkohë që sot është në dyshim nëse Shqipëria do të ketë më popullsi aktive brenda 10 vjeçarit të ardhshëm të cilat sipas projeksioneve të pacensuruara parashikon një Shqipëri me më pak se 1 milionë banorë brenda vitit 2035, me 60% të popullsisë mbi moshën e pensionit. Ndërkohë sipas politikave aktuale të qeverisë socialiste nën influencën totale të Soros, po projektohet ardhja në Shqipëri e mbi 1 milionë emigrantëve nga vendet e Azisë Juglindore (Bangladeshi, Indonezia, India, Filipinet, etj) për të zëvendësuar popullsinë shqiptare të ikur. Pika kulmore e fshehjes dhe censurimit të këtij realiteti është manipulimi i plotë i censusit të vitit 2023 me ndihmën e shëmtuar të shumë institucioneve ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile dhe mediave të kontrolluara nga Soros. Përgatitja e Raporteve ndërkombëtare të Freedom House, Transparence International dhe ato të Komisionit Europian për Shqipërinë janë të kompromentuara për shkak të angazhimit rutinor prej vitesh të njerëzve të lidhur me fondacionin Soros apo me interesa korruptive duke e paraqitur Shqipërinë thjesht si një vend pjesërisht i lirë ndërkohë që realiteti tragjik flet për një vend nën gjenocid të llojit të ri ku qeveria me mbrojtje ndërkombëtare të Familjes Soros ushtron çdo mundësi për tua bërë jetën të pamundur shqiptarëve për ti detyruar të ikin nga vendi dhe Pushteti po eksperimenton me dëshpërim çdo lloj mundësie për ti zëvendësuar shqiptarët me emigrantë të huaj nga Azia Juglindore dhe vende të tjera.
-
Kanabizimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës
Me mbështetjen dhe mbulimin ndërkombëtar edhe të Ambasadës Amerikane, qeveria e drejtuar nga Soros dhe me mbulim të plotë propagandastik nëpërmjet raporteve të rreme të publikuara nga Fondacioni Soros) orkestroi kanabizimin e plotë të Shqipërisë në vitet 2014-2017, duke e orientuar atë pjesë të shoqërisë që kriminalizoi kjo Axhendë drejt trafikut ndërkombëtar dhe lokal të kokainës në Europë dhe për këtë mjafton tu referoheni numrit të shqiptarëve të burgosur për këtë veprimtari në burgjet e të gjithë Europës dhe madje dhe të Ekuadorit në vitet 2013-2024. Këto veprime kanë kriminalizuar ekonominë, kanë shkatërruar rendin publik dhe cenuar stabilitetin politik në rajon.
-
Kapjen e drejtësisë nga Reforma Soros
Reforma në Drejtësi, e ideuar nga rrjeti Soros dhe mbështetur financiarisht nga Ambasada Amerikane me kërkesë të Geroge Soros, ka shkatërruar aksesin e qytetarëve në drejtësi duke shkatërruar dhe instrumentalizuar politikisht nga familja Soros edhe më tej drejtësinë e korruptuar shqiptare. Shqipëria pas miratimit të kësaj reforme të blerë me paratë dhe shantazhet e Soros, ka rënë në Indeksin Botëror të Sundimit të Ligjit, nga vendi i 52-të në vitin 2015 në vendin e 83-të në vitin 2024, (dhe në indeksin e kontrollit nga ekzekutivi, ra nga vendi i 52-të në vitin 2015 në vendin e 106-të në 2024) duke treguar dështimin total të paralajmëruar të kësaj reforme. Sot në kundërshtim me çdo ligj dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës, gjykatat civile shqiptare me mbrojtjen e strukturave qeverisëse të gjyqësorit të drejtuar fizikisht nga njerëzit e Fondacionit Soros refuzojnë në mënyrë arbitrare pa asnjë justifikim sado të vogël, të regjistrojnë organizata politike që kërkojnë të denoncojnë Axhendën Soros. Ky është cënim i parimeve themelore kushtetuese dhe universale të lirisë së fjalës dhe shkeljeve të lirive themelore politike kushtetuese dhe është realitet i ri i prodhuar nga kapja e drejtësisë pas nisjes së Reformës Soros në Drejtësi.
-
Promovimin e imponuar të axhendave woke, instalimin e institucionit të censurës ndaj lirisë së fjalës, frikësimin dhe persekutimin e aktivistëve dhe qytetarëve që i përkasin apo përkrahin ideologjisë konservatore
Axhenda woke e Shoqërisë së Hapur e mbështetur dhe e sponsorizuar edhe nga Ambasada Amerikane dhe organizatat amerikane të financuara nga paratë e taksapaguesve amerikanë, ka promovuar ideologjinë LGBQTI+ në shkolla dhe ka inkurajuar hapur ndërmarrjen e iniciativave ligjore dhe rregullatorë për të cenuar identitetin gjinor të fëmijëve, të goditjes së institucionit të shenjtë të familjes dhe sidomos të financimit me taksat e shtetasve amerikanë të ndërtimit të një rrjeti represiv censure ndaj çdo rezistence konservatore, tradicionale dhe madje dhe fetare të prindërve dhe aktivistëve konservatorë (të ngjashme në Shqipëri veç me kohën e komunizmit) të gjoja luftës kundër gjuhës së urrejtjes, homofobisë, dizinformimit, keqinformimit dhe shumë shpikjeve woke duke krijuar një klimë shtypjeje surreale orwelliane. Financimi me paratë e taksapaguesve amerikanë për krijimin dhe funksionimin e organizatave dhe strukturave që censurojnë fjalën e lirë dhe shtypin mendimin konservator, ka krijuar një klimë armiqësore ndaj lirisë së fjalës, demokracisë dhe pluralizmit duke arritur kulmin edhe me shpalljen e pabazë, të manipuluar por të dështuar të listave të zeza “të ekstremizmit të rrezikshëm” për kritikët e Fondacionit Soros.
-
Përshkallëzimin në rritje të korrupsionit, varfërim masiv dhe kapjen totale të shtetit duke krijuar një oligopol të një grushti biznesesh që kontrollojnë nëpërmjet favoreve dhe privilegjeve që ofron Qeveria në këmbim të mbështetjes së tyre pa kushte.
Shteti shqiptar është një ndër shtetet më të korruptuara në Europë dhe pushteti është i përqendruar në duart e Kryeministrit Edi Rama dhe njerëzve të Soros pranë tij, të cilët janë një investim i hapur, i drejtëpërdrejtë, i pamohuar, i Familjes Soros. Në Shqipëri nuk ka liri ekonomike, barazi konkurimi dhe siguri juridike për ata që nuk mbështesin pushtetin, pasi shteti është kthyer në një instrument represiv në partisë në pushtet.
Ndërkohë që paratë e taksapaguesve amerikanë dhe influenca e institucioneve shtetërore amerikane, janë kanalizuar për të financuar drejtpërdrejtë Fondacionin Soros dhe njerëzve të tij nëpërmjet spin-off-eve të krijuar zyrtarisht apo de facto të tij, duke u bërë instrument i fuqizimit artificial të kapjes nga Fondacioni Soros të Shtetit, Drejtësisë, Shoqërisë Civile, Medias dhe madje edhe zyrave dhe programeve organizatave dhe zyrave diplomatike të vendeve të ndryshme që operojnë në Shqipëri.
-
Shqipëria nuk është një vend pjesërisht i lirë, por një diktaturë moderne e shoqërisë së hapur me fasadë imazhi demokratik e kuruar dhe mbrojtur nga influenca e Familjes Soros në çdo institucion ndërkombëtar, media dhe shoqërinë civile.
Sistemi politik në Shqipëri është një eksperiment i frikshëm i Familjes Soros ku demokracia është thjesht një fasadë ndërsa realiteti është dëshpërues dhe i pashpresë pasi një makineri unike në botë, gjigande për përmasat e Shqipërisë e të ashtuquajturit “patronazhim” që kontrollon paraprakisht çdo votë nëpërmjet përdorimit të çdo mjeti politik, parapolitik, jashtëpolitik, ekonomik, juridik, gjyqësor, policor, mediatik, privat, inteligjent, dixhital dhe kriminal. Shqiptarët e dinë rezultatin e zgjedhjeve para zgjedhjeve për shkak të kontrollit të hapur antiligjor që kryen kjo makineri gjigande patronazhimi e cila përdor çdo burim shtetëror. Opozita është e shkatërruar dhe e kontrolluar për shumë shkaqe por edhe me ndihmën e administratës amerikane për shkak të influencës së Soros në Departamentin e Shtetit. Shumica e televizioneve nën kontrollin e klientëve të Qeverisë, censurojnë prej 2 dekadash narrativën dhe aktivistët antisoros dhe atë të ekzistencës së një axhende shpopullimi. OJFtë lejohen të ekzistojë, të regjistrohet apo të financohet nga burime ndërkombëtare për aq sa ato nuk kritikojnë Axhendën e Shpopullimit dhe rolin e Fondacionit Soros, ndërsa rrjeti civil i Soros përfiton çdo burim financiar, influencë dhe mediatizim duke uzurpuar plotësisht sferën publike dhe shoqërinë civile. Aktualisht Fondacioni Soros prej 2 vitesh po krijon parti të reja politike të kkojit spinoff me njerëzit e vet, duke përdorur si burime ushqyese njerëzore, financiare, ekspertizë çdo OJF, media dhe vetë Ambasadën Amerikane për të marrë nën kontroll elektoratin e zonës gri për të përfunduar për 4 vitet e ardhshme dhe për të penguar influencën e forcave të reja konservatore antisoros, me qëllim për të garantuar me kontrollin parlamentar vazhdimin e Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë në epokën e Axhendës 47 të Presidentit Donald J. Trump.
Çfarë kërkojmë nga Administrata Trump?
-
Krijimin e kushteve të komunikimit të drejtpërdrejtë me ligjvënësit dhe përfaqësuesit e administratës së re trumpiste amerikane nga aktivistë denoncues të Axhendës Soros për të përcjellë raporte alternative mbi Axhendën Soros të Shpopullimit të Shqipërisë dhe rolit të institucioneve amerikane nga viti 2008 deri më sot.
-
Inicimin e hetimit të ndikimit politik dhe financiar të institucioneve amerikane në fuqizimin dhe financimin e rrjetit të shoqërisë civile të Familjes Soros në Shqipëri si dhe ndalimin e fondeve për këto rrjete për shkak të impaktit kriminal që kanë pasur dhe kanë në implementimin e Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë dhe rolit agresiv që ato po luajnë për të ndikuar rezultatin e Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2025 për të kontrolluar pakënaqësinë publike në favor partive spion-off-e të sponsporizuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe partnerët e tij.
-
Rishikimin e mbështetjes dhe influencës së SHBA për Reformën në Drejtësi, e cila ka reduktuar në mënyrë të pakrahasueshme aksesin e qytetarëve të thjeshtë në drejtësi, (përfshi dhe të shtetasve shqiptaro-amerikanë), ka përshkallëzuar dhe përkeqësuar edhe më tej korrupsionin (sipas Indeksit Botëror të Sundimit të Ligjit korrupsioni e zbriti Shqipërinë nga vendi i 78-të në vitin 2015 para Reformës Soros, në vendin e 107-të në vitin 2024) dhe sidomos instrumentalizimin politik të drejtësisë nga partia në pushtet dhe njerëzit e Soros në qeverisjen e gjyqësorit që janë po ata që pagoi Soros për ta bërë Reformën për të emëruar veten e tyre në pikat kyçe.
-
Hetimin, ekspozimin dhe vendosjen e sanksioneve të Shtetit Amerikan (për cenim të influencuar të lirive themelore kushtetuese dhe universale politike dhe dëmtim të imazhit të ndihmës amerikane për Shqipërinë) ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve të institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit, që në paligjshmëri pengojnë arbitrarisht regjistrimin e OJFve dhe potencialisht për pasojë edhe të partive të spektrit konservator (që denoncojnë axhendat Soros dhe mbrojnë vlerat tradicionale).
-
Ndërprerjen e financimeve dhe presionit amerikan në Shqipëri në favor të axhendave dhe propagandës woke që cënojnë vlerat tradicionale dhe formimin psiko-social të fëmijëve shqiptarë të cilat kanë rritur përtej çdo pritshmërie pakënaqësinë publike ndaj rolit të SHBAve në Shqipëri, të pjesës më proamerikane në Shqipëri.
-
Auditimin e programeve dhe organizatave të financuara nga taksapaguesit amerikanë që zbatojnë dhe inkurajojnë censurën dhe heshtjen e zërave konservatorë nëpërmjet marrëveshjeve të sponsorizuara apo influencuara nga Fondacioni Soros si dhe Ambasada Amerikane me korporatat e mediave sociale dhe rrjetet ndërkombëtare të fact-checking (META, TikTok, Youtube, etj) si dhe programet dhe organizatat që trajnojnë apo mbështesin gazetarët duke influencuar dhe imponuar atyre si rrugë të vetme drejt karrierës konvertimin e tyre në “Social Justice Warriors” të cilët përdoren për të shtypur zërat dhe heshtur narrativën konservatore apo antisoros.
-
Heqjen e ndalimeve dhe diskriminimit politik 12 vjeçar (që nga 2008 deri në 2024) që realizojnë de jure dhe de facto institucionet amerikane brenda dhe jashtë Shqipërisë ndaj aktivistëve dhe gazetarëve, intelektualëve dhe politikanë shqiptarë që janë të pozicionuar në spektrin politik dhe ideologjik konservator, pavarësisht proamerikanizmit dhe aq më shumë protrumpizmit të tyre të njohur në jetën publike shqiptare.
-
Ndihmesën me praninë e vëzhguesve amerikanë nga institucionet përfaqësuese dhe organizatave konservatore amerikane për monitorimin e fushatës zgjedhore dhe vetë ditës së votimit, jashtë ndikimit të shoqërisë civile të Soros, për të ekspozuar dhe denoncuar manipulimet e pushtetit sorosian në favor të partisë në pushtet dhe kukullave opozitare të reja të krijuara nga Soros me qëllim kapjen përfundimtare dhe vrarë shpresën e shqiptarëve për shpëtim.
-
Ofrimin e institucioneve, organizatave dhe ekspertëve amerikanë, të specializuara për të verifikuar dhe vlerësuar impaktin e Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë duke propozuar hapa konkrete për ndalimin e kësaj axhende dhe ndërmarrjen e reformave thelbësore për rivitalizimin e shoqërisë shqiptare për ta bërë Shqipërinë përsëri shtëpinë më të mirë në botë për shqiptarët dhe të mos kenë më nevojë të braktisin vendin e tyre.
-
Përfundimin e pakënaqësisë së opinionit publik shqiptar për politikën e SHBA duke e informuar opinionin publik shqiptar se politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe DASH, nuk ka asnjë lidhje me Axhendën Soros, dhe tashmë shqiptarët dhe Shqipëria nuk do të trajtohen nga DASH dhe SHBA sipas preferencave të familjes Soros.
Ne besojmë se nën udhëheqjen Tuaj, me kontributin e të gjithë përfaqësuesve republikanë në Senat, Kongres dhe Administratën e re, SHBA mund të rishikojë politikat e saj ndaj Shqipërisë në raport me influencën e deritanishme të Familjes dhe fondacioneve Soros, duke sjellë një ndryshim që do të ndihmojë pa masë në rikthimin e shpresës dhe dinjitetit në vendin tonë.
Shpresojmë gjithashtu, që ky Peticion, sado periferike të duket Shqipëria në angazhimet e jashtëzakonshme të administratës së re Trump në këto ditë të vrullshme, të mund të ofrojë një kontribut sado modest, në ndihmë të vlerësimit të dëmit që ka sjellë Familja dhe Rrjeti Soros në politikën e jashtme amerikane (duke u vetëidentifikuar në mënyrë të rreme herë pas here me vetë politikën e SHBA) në vende të vogla por aleate të përhershme të SHBA.
Ju falënderojmë pa masë për kohën dhe vëmendjen Tuaj për njohjen me këtë çështje kritike për kombin tonë, duke besuar pa asnjë dyshim se MAGA do të rrisë shpresën, fuqinë dhe lirinë e qytetarëve kudo në botë.
Me respekt,
Qytetarët Shqiptaro-amerikanë, qytetarët shqiptarë që banojnë në Shqipëri, dhe qytetarët shqiptarë të detyruar për tu larguar nga vendi amë për shkak të Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë.
Emrat e mbështetësve të Peticionit si më poshtë
Petition (english version)
by Concerned Albanian and Albanian-American Citizens Against the Soros Agenda for the Depopulation of Albania:
“A Call for the Trump Administration’s Assistance in Saving Albania from the Soros Agenda”
Honorable President Trump, esteemed conservative representatives of the American people, and high-ranking officials appointed to key leadership positions,
With the utmost respect and profound gratitude,
To You, Honorable President Donald J. Trump,
With our deepest respect, we, the citizens of Albania and representatives of a society that shares the values of freedom, democracy, and respect for individual rights, address this petition to convey our concerns and seek your support in defending the interests of our nation, which align with your vision for a strong America and a more just world.
To You, Honorable Republican Senator/Congressman,
We appeal to you as defenders of the fundamental values of freedom and justice, to share our concerns about the challenges facing our nation and to request your support in addressing these issues in alignment with the shared interests of Albania and the United States.
To You, Honorable Member of President Trump’s Team,
With respect and trust in your commitment to public service, we call upon you to pay attention to situations that deeply impact the welfare and stability of the Albanian nation, recognizing the importance of a robust partnership between Albania and the United States.
Please accept the warm wishes of the Albanian people and Albanian-American citizens, supporters of this Citizen Petition, on your extraordinary victory, offering hope to the people of the world weary of open society agendas, especially to our people enduring the darkest days of their post-communist history.
We, the citizens of Albania and American citizens of Albanian descent, present this petition to draw your attention by raising our voices against an alarming situation that is eroding the foundations of democracy and the future of our people. Albania is in the midst of a profound existential crisis caused by the Soros Agenda and the mercenaries of this Foundation in Albania, directly supported and financed by the U.S. Embassy and U.S. policy in collaboration with the international and local Open Society network.
The Soros Agenda has infiltrated every sphere of public life in Albania, including:
1. Depopulation and the Threat to the Nation
The Soros Agenda for the Depopulation of Albania, implemented through a quisling regime established via a 32-year investment (beginning in 1992 with the establishment of the Soros Foundation in Tirana within the dictator’s mausoleum), has designed, created, and executed policies aimed at forcibly driving Albanians from their ancestral lands. These policies seek to replace the Albanian population with foreign migrants from Southeast Asia and illegal immigrants crossing from Africa into Europe. This agenda is at its peak, with over 1 million Albanians displaced in the past decade, pushing the nation toward an irreversible demographic collapse.
The ongoing forced emigration has devastated Albania’s social and economic stability, leaving countless young Albanians vulnerable to illegal migration routes and, in some cases, entangled in criminal networks across Europe. These actions not only threaten the country’s demographic and cultural identity but also destabilize the region geopolitically.
2. Concealing the Reality of Albania’s Existential Crisis
Since 2013, the Albanian government, under the full influence of Soros, has exerted strict censorship over any international reporting on the country’s dire realities, including mass emigration, state capture, and the domination of civil society and media by Soros-affiliated networks. Reports of the Soros-led Depopulation Agenda (and even acknowledgment of the depopulation itself) have been consistently suppressed or dismissed as conspiracy theories.
Today, however, uncensored projections foresee a catastrophic scenario: by 2035, Albania is expected to have fewer than 1 million active residents, with 60% of the population above retirement age. In parallel, the socialist government is openly promoting policies to bring over 1 million migrants from Southeast Asia (Bangladesh, Indonesia, India, the Philippines, etc.) to replace the emigrated Albanian population.
The 2023 Census manipulation, supported by international institutions, Soros-controlled civil society, and media, epitomizes this concealment. Moreover, the preparation of international reports, such as those from Freedom House, Transparency International, and the European Commission, is heavily compromised due to long-standing involvement by Soros-linked individuals and corrupt interests. These reports downplay Albania’s plight, presenting it as a “partially free” nation, while the grim reality reveals a state experiencing a modern form of genocide. The government, with international backing from the Soros family, is systematically dismantling Albanian society by rendering life unbearable and experimenting with schemes to replace Albanians with foreign migrants.
This alarming situation demands urgent international attention and intervention to prevent further demographic, social, and economic collapse.
3. Cannabis Cultivation and International Drug Trafficking
With the support and cover of international actors, including the U.S. Embassy, the Soros-led government in Albania orchestrated the full-scale cannabis cultivation of the country from 2014 to 2017. Propagandistic reports, manipulated by Soros-funded organizations, concealed the reality of this criminal network. Following the cannabis surge, the Soros Agenda drove the criminalized segments of Albanian society into local and international cocaine trafficking networks, turning Albania into a key hub for organized crime in Europe. Evidence of this crisis is reflected in the growing number of Albanians imprisoned for drug-related crimes across Europe and even in Ecuador from 2013 to 2024. These actions have not only criminalized the Albanian economy but also destabilized public order and jeopardized political stability in the region.
4. Judicial Capture through the Soros Justice Reform
The Soros-driven Justice Reform, financially backed by the U.S. Embassy at George Soros’ request, has obliterated citizens’ access to justice and further corrupted the Albanian judicial system. Following the adoption of this reform, bought with Soros-funded lobbying and political manipulation, Albania’s Rule of Law Index ranking plummeted from 52nd place in 2015 to 83rd place in 2024, as documented by the World Justice Project. Similarly, Albania’s executive accountability ranking dropped from 52nd place in 2015 to 106th place in 2024, illustrating the catastrophic failure of this reform.
Today, in open violation of the Constitution and other legal principles, Albanian civil courts—controlled by Soros-affiliated judiciary governance structures—arbitrarily and unjustifiably refuse to register political organizations that oppose the Soros Agenda. This direct assault on fundamental constitutional and universal principles of freedom of speech and political rights underscores the grave reality of judicial capture under the Soros Justice Reform.
5. Enforced Promotion of Woke Agendas and Censorship
The woke agenda of the Open Society Foundation, actively supported and financed by the U.S. Embassy and American taxpayer-funded organizations, has aggressively promoted LGBTQ+ ideologies in schools and encouraged legislative and regulatory initiatives aimed at altering the gender identity framework of children. These actions undermine the sanctity of the family institution and directly attack the values of traditional, conservative, and religious communities.
Furthermore, the Soros Agenda has constructed a repressive network to suppress conservative, traditional, and religious resistance, falsely framing opposition as “hate speech,” “homophobia,” “disinformation,” or other woke fabrications. This has created a surreal Orwellian climate of oppression, reminiscent of communist-era Albania.
With U.S. taxpayer funds, organizations and structures have been created to censor free speech and repress conservative thought. This has fostered a hostile environment against freedom of expression, democracy, and pluralism. The peak of this repression was the manipulation of “dangerous extremism” blacklists targeting critics of the Soros Foundation—lists that were baseless, manipulated, and ultimately discredited.
6. Escalating Corruption, Mass Impoverishment, and Total State Capture
Albania is among the most corrupt countries in Europe, with power concentrated in the hands of Prime Minister Edi Rama and his Soros-affiliated circle—an undeniable and direct investment of the Soros Family. In Albania, there is no economic freedom, fair competition, or legal security for those who oppose the ruling regime, as the state has become a repressive instrument for the ruling party.
American taxpayer money and the influence of U.S. state institutions have been channeled directly into funding the Soros Foundation and its affiliates through officially or unofficially established spin-offs. This funding has turned Soros into the artificial power source behind the capture of the state, judiciary, civil society, media, and even diplomatic offices operating in Albania.
7. A Modern Dictatorship of the Open Society
Albania is not a “partially free” country as some reports claim, but rather a modern dictatorship masked by a democratic façade curated and protected by the Soros Family’s influence over international institutions, media, and civil society.
The political system in Albania represents a chilling experiment by the Soros Family, where democracy exists only as a façade while the reality is one of despair. A massive, unparalleled machine of “patronage surveillance” controls every vote in advance, using political, economic, legal, police, media, digital, and even criminal tools. Elections are pre-determined, and citizens know the outcome before voting because of the anti-legal control exercised by this patronage system, which exploits every state resource.
The opposition is destroyed and compromised, partly due to the Soros influence within the U.S. State Department. Media outlets, under government client control, have censored anti-Soros narratives and activists for two decades, as well as the very existence of a depopulation agenda. NGOs are allowed to exist, register, and access international funding only if they avoid criticizing the Soros Agenda and its role in Albania’s depopulation. Meanwhile, Soros-funded civil society monopolizes financial resources, influence, and media coverage, completely dominating the public sphere and society.
Currently, the Soros Foundation is creating new spin-off political parties, using personnel, funding, and expertise from its civil society network, media, and even the U.S. Embassy, to capture the undecided electorate. This is designed to prevent the rise of new anti-Soros conservative forces and ensure parliamentary dominance to continue Soros’ Depopulation Agenda in Albania—a move targeting the critical era of President Donald J. Trump’s Agenda 47.
What We Request from the Trump Administration
-
Establishing Direct Communication Channels
We call for the establishment of direct communication channels between Anti-Soros activists and lawmakers or representatives of the new Trump administration. This would facilitate the delivery of alternative reports detailing Soros’s Agenda for Depopulating Albania and the role of U.S. institutions from 2008 to the present in supporting this agenda.
-
Investigating Political and Financial Influence in Empowering Soros’s Network
We urge the initiation of an investigation into the political and financial influence of U.S. institutions in empowering and directly funding Soros’s Open Society network in Albania. Additionally, we demand the cessation of all funding to these networks, given their destructive role in implementing Soros’s Agenda for Depopulating Albania and influencing the outcome of the 2025 Parliamentary Elections through newly created Soros-backed political spinoffs.
-
Reevaluating U.S. Support for the Justice Reform in Albania
The so-called Justice Reform in Albania, conceptualized and funded by Soros’s network and supported by the U.S. Embassy at Soros’s request, has destroyed citizens’ access to justice, worsened corruption, and instrumentalized the judiciary for political purposes. Albania has fallen drastically in global rankings for the Rule of Law, dropping from 52nd place in 2015 (before the Soros-backed reform) to 83rd place in 2024. Meanwhile, executive control of the judiciary worsened from 52nd to 106th in the same period. We request a comprehensive reassessment of U.S. support for this failed reform.
-
Sanctioning Judges and Judicial Officials Involved in Political Bias
We call for investigations, exposure, and sanctions against judges and judicial administrators responsible for the unlawful and arbitrary refusal to register organizations that oppose Soros’s agenda. These actions violate fundamental constitutional rights and undermine the credibility of U.S. support for democracy in Albania.
-
Halting U.S. Funding for Woke Agendas
We request an end to U.S. financial and political support for woke agendas that erode traditional values and disrupt the psychosocial formation of Albanian children. This ideological interference has significantly diminished public trust in the role of the United States in Albania, particularly among the country’s most pro-American demographics.
-
Auditing U.S.-Funded Programs for Censorship and Bias
An audit is needed for programs and organizations funded by U.S. taxpayers that promote censorship and suppress conservative voices. This includes initiatives influenced by Soros’s foundations, collaborations with social media corporations (e.g., Meta, TikTok, YouTube), and international fact-checking networks. Such programs also train journalists to align their careers with leftist ideologies, converting them into “Social Justice Warriors” who suppress and silence conservative narratives.
-
Ending Political Discrimination Against Conservatives
We request the elimination of the 12-year political discrimination (2008–2024) enforced by U.S. institutions against Albanian conservatives, including activists, journalists, intellectuals, and politicians. This discrimination persists despite their well-documented pro-American and pro-Trump positions.
-
Ensuring Independent Election Monitoring in Albania
To restore faith in democratic processes, we urge the presence of American election observers from conservative institutions and organizations, independent of Soros-backed civil society, to monitor Albania’s parliamentary elections in 2025.
-
Evaluating the Impact of Soros’s Agenda in Albania
We call for the deployment of specialized institutions, organizations, and experts to verify the impact of Soros’s depopulation agenda in Albania. These efforts should include proposing actionable steps to halt this agenda and implement reforms necessary for revitalizing Albanian society.
-
Clarifying U.S. Policy in Albania
Finally, we request a clear statement from the Trump Administration that U.S. foreign policy does not align with Soros’s agenda. The Albanian people deserve to know that the United States, under your leadership, supports liberty, justice, and democracy, rather than the experimental policies of Soros’s Open Society.
We firmly believe that under your leadership, and with the contributions of all Republican representatives in the Senate, Congress, and the new administration, the United States can reassess its policies toward Albania concerning the influence of the Soros Family and its foundations. Such a review would bring about a transformative change, restoring hope and dignity to our country.
We also hope that this Petition, despite Albania’s seemingly peripheral status in the extraordinary commitments of the new Trump Administration during these critical times, may offer a modest contribution to evaluating the harm caused by the Soros Family and its Network in U.S. foreign policy. This harm has often involved misrepresentations, where Soros-aligned entities have falsely equated themselves with U.S. policy, particularly in small but steadfast allies of the United States.
We deeply thank you for your time and attention in considering this critical issue for our nation. We hold unwavering faith that the MAGA movement will continue to inspire hope, strength, and freedom for citizens around the world.
With respect,
The Albanian-American citizens, the citizens of Albania residing in the homeland, and those forced to leave due to Soros’s Agenda for the Depopulation of Albania.
The names of the supporters of the Petition are as follows: